Site icon Telegrafi

Barcelona me ofertë të mirë për Interin, ia ofron Arthurin dhe para për Lautaro Martinezin

Barcelona vazhdon të interesohet për transferimin e sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

Ylli i Interit është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë, por problem mbetet çmimi i tij i lartë.

Argjentinasi ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro, shumë që është e lartë për Barcelonën.

Katalunasit po synojnë që të ofrojnë futbollistë dhe gjysmën e parave te Interi për të arritur t’i sigurojnë shërbimet e Lautaros.

Sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, Barcelona i ka ofruar Interit shërbimet e mesfushorit Arthur Melo, i cili nuk po preferohet nga trajneri Setien.

Kampioni në fuqi i Spanjës është gati ta sakrifikojë mesfushorin brazilian si dhe t’i ofrojë edhe 60 milionë euro të tjera te Interi për transferimin e Lautaro Martinez.

Inter ende nuk ka kthyer përgjigje për ofertën e Barcelonës, edhe pse Neroazzurët synojnë që nga shitja e argjentinasit të fitojnë vetëm para. /Telegrafi/

Exit mobile version