Gjiganti katalunas, Barcelona ka paraqitur një ofertë shokuese për sulmuesin e Milanit, portugezin Andre Silva.
Talenti portugez u transferua te Milani vetëm në verën e kaluar nga Porto për 38 milionë euro.
Por, Silva e ka duruar një fillim të paqëndrueshëm në karrierën e tij në Itali, duke qenë shpeshherë si rezervistë në ndeshjet e kampionatit.
Futbollisti i ri portugez ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje për Rossonerët, por asnjërin nga golat nuk e ka shënuar në Serie A.
Te Rossonerët thuhet se kanë humbur durimin në Silvan, por portugezi pëlqehet shumë në kampionatet tjera si Liga Premier dhe La Liga.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, është gjiganti katalunas, Barça që ka bërë një ofertë për shërbimet e tij.
Ky medium thekson se oferta e Barcelonës është drejtuar këtë javë dhe peshon 45 milionë euro, ndërsa tregu i janarit po afrohet.
Milani thuhet se hodhi menjëherë poshtë propozimin, por Barça nuk është dorëzuar dhe pritet të kthehet për të edhe në javët e ardhshme. /Telegrafi/