Site icon Telegrafi

Barcelona nxjerr në shitje talentin portugez, Francisco Trincao

Francisco Trincao do të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.

Sulmuesi i talentuar portugez u bashkua me Barcelonën verën e vitit të kaluar nga Sporting Braga.

Gjiganti katalunas kishte paguar 31 milionë euro për transferimin e tij, por portugezi nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e trajnerit Ronald Koeman.

Tekniku holandez nuk e sheh në planet e veta lojtarin dhe Barcelona e ka nxjerr atë në shitje.

Katalunasit i kanë vendosur çmimin e largimit prej 30 milionë eurove yllit të ri portugez.

21-vjeçari ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku kryesisht është inkuadruar në lojë nga banka rezervë, derisa ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes është në bisedime me disa skuadra për ta larguar Trincaon nga Camp Nou.

Milan, Roma, Everton, Wolverhampton Wanderers, Valencia dhe Sporting Lisbona janë ekipet që duan transferimin e lojtarit gjatë verës.

Largimi i sulmuesit anësorë nga Barcelona duket mëse i sigurt, por mbetet të shihet se në cilën nga skuadrat e lartpërmendura ai do të transferohet. /Telegrafi/

Exit mobile version