Barcelona është e gatshme të shesë mesfushorin portugez, Andre Gomes dhe Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për të.
Gjiganti spanjoll ka transferuar tashmë mesfushorin brazilian Arthur Melo dhe mbrojtësin francez Clement Langlet.
Kështu, Blaugranët janë të interesuar të largojnë disa nga futbollistët e panevojshëm për të liruar vende për të rinjtë dhe njëri nga ta është Gomes.
Sipas gazetës Sport, Barcelona do të lërë mesfushorin portugez në Spanjë kur ata të udhëtojnë në SHBA për turneun e tyre para-sezonal.
Juventusi dhe Arsenali janë të interesuar për Gomesin, me anglezët që thuhet se janë një hap para në këtë tratativë.
Arsenali janë në bisedime me Barçën për Gomesin dhe thuhet se ofrojnë 18 milionë euro për shërbimet e tij.
Një pengesë shtesë mund të jetë kërkesa e Barçës pasi ata kërkojnë të fitojnë 35 milionë euro që kanë paguar te Valencia dy vjet më parë. /Telegrafi/