Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë, por raportimet në Spanjë sugjerojnë se trajneri i Barcelonës, Xavi e konsideron atë si ‘të mbivlerësuar’.
Argjentinasit nuk i është ofruar një kontratë e re në Torino, ndaj do të jetë futbollist i lirë më 1 korrik.
Ai ka qenë i lidhur me shumë klube, duke përfshirë Interin, Napolin, PSG-në, Tottenhamin, Real Madridin, Atletico Madridin dhe Barcelonën.
Megjithatë, gazeta El Nacional dhe La Gazzetta dello Sport këmbëngulin se Barça nuk do të jetë një opsion për La Joya, sepse edhe si lojtar i lirë, trajneri Xavi nuk është i interesuar ta marrë atë.
Mediat katalanase thonë se taktikani e sheh argjentinasin si ‘të mbivlerësuar dhe jo funksional’ për stilin e tij të futbollit në Camp Nou.
A Barcellona sono sicuri: Xavi boccia #Dybala. "Sopravvalutato, non ci serve" https://t.co/g1BB2nNg7A
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) March 27, 2022
Barcelona tashmë ka sjellë Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit kalimtar të janarit për të forcuar opsionet e tyre sulmuese.
Deri më tani këtë sezon, Dybala ka kontribuar me 13 gola dhe gjashtë asistime për Juventusin në 29 ndeshje konkurruese, por si zakonisht, sezoni i tij është prekur gjithashtu nga probleme të përsëritura të lëndimeve. /Telegrafi/