Georginio Wijnaldum është objektivi kryesor i Barcelonës për repartin e mesfushës.
Me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman, mesfushori holandez ka qenë dëshira e parë e trajnerit të ri të Barcelonës.
29-vjeçari është futur në vitin e tij të fundit të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2021.
Liverpool i ka ofruar kontratë të re Wijnaldumit, por ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë pasi synon të transferohet te Barcelona falas.
Agjentët e lojtarit kanë filluar tanimë kontaktet me drejtuesit katalunas dhe thuhet se është arritur një marrëveshje personale mes tyre.
Në anën tjetër Liverpool ka pranuar ta shes yllin e mesfushës, pasi nuk duan ta humbasin falas verën e ardhshme.
Kampioni anglez ka kontaktuar Barcelonën dhe i kanë treguar edhe çmimin e mesfushorit të Holandës.
The Reds duan 15 milionë euro për ta lejuar Wijnaldumin të bashkohet me bashkëkombësit e tij Ronald Koeman e Frenkie De Jong në Camp Nou.
Ky çmim nuk përbën problem për Barcelonën që pritet ta kompletoj transferimin e tij javën e ardhshme. /Telegrafi/