Pasi nënshkruan me Malcomin, lojtari është nisur te bashkëlojtarët në Portland, ku fillimisht do të takohet me ta, pastaj mund të debutojë në ndeshjen parë parasezonale ndaj Tottenhamit në Los Anxhelos.
Megjithatë, braziliani mund të mos jetë blerja e fundit që vjen në Camp Nou këtë verë.
Pas nënshkrimit me Arthur dhe përfshirjes së Carles Alena në ekipin e parë, Barcelona tani do të shikojë mundësitë që të zëvendësojë Andres Iniestan dhe Paulinhon, që janë larguar drejt Azisë.
I pari në listë është mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.
Megjithëse 23-vjeçari nuk u përfshi në ekipin e Francës për në Rusi, ai do të ishte një lojtar perfekt për sistemin e Barcelonë.
Po ashtu mund të blihet më lirë pasi ai mbetet pa kontratë në vitin 2019.
Barcelona ka filluar të negociojë me presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po ai vazhdon të ketë qëndrimi refuzuese sikurse në të kaluarën.
“Do të jetë njëjtë sikurse me Willian”.
“Këto skuadra nuk shesin. Klubi është para një realitet të njohur, pasi njëjtë ka qenë situata edhe me lojtarë si Marco Verratit dhe Angel Di Maria në të kaluarën”, thotë një burim i Barcelonës nga Shtetet e Bashkuara.
Një lëvizje mund të jetë edhe ajo me Frenkie De Jong, i cili është pjesë e Ajaxit. Ai është 21 vjeç dhe këtë edicion ka shkëlqyer me harkëtarët.
Pastaj në listë është edhe Dani Parejo, mesfushori i Valencias, i cili shpesh ka qenë i lidhur me Barcelonën.
Ai tani është 29 vjeç dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, por Barcelona mund ta përdorë Andre Gomes, i cili ka qenë i lidhur me një kthim në Mestalla.
Çmimi mund të negociohet me këto kushte. Nga Camp Nou fillimisht kanë thënë se nuk kanë interesim për Parejon.
Një tjetër mundësi e mirë është edhe Steven Nzonzi i Sevillas. Ish-mesfushori i Blackburn Rovers dhe Stoke City ka një klauzolë lirimi prej 40 milion euro dhe do të zbritet 30 në fund të vitit.
Ai është në klubin e karrierës pasi së fundmi u shpall kampion i botës me Francën në këtë verë. /Telegrafi/