Telegrafi

Barcelona në ‘pole position’ për transferimin e Onanas

Barcelona ka kohë që po tenton të rikthejë Andre Onanan në Camp Nou.

Portieri që kishte dalë nga akademia e katalunasëve, po shkëlqen te AJaxi, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Por, sipas Diario Sport – katalunasit janë favorit për të transferuar kamerunasi, derisa rivalizohen edhe nga Chelsea.

The Blues duan të marrin shërbimet e Onanas, pasi Frank Lampard nuk ka besim më në Kepa Arrizabalagan.

Lexo po ashtu Ajaxi njofton Chelsean dhe Barcelonën për çmimin e portierit Onana

Në anën tjetër, Ajaxi ka njoftuar se ta duan të shesin portierin e që kërkojnë plotë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Barcelona aktualisht po i prinë garës, mirëpo edhe Chelsea thuhet se nuk qëndron larg. /Telegrafi/