Barcelona e ka bërë prioritet transferimin e Lautaro Martinez nga Interi, por në listën e tyre është edhe Timo Werneri i Rasenball Sport Leipzig.
Blaugranasit duan të gjejnë një zëvendësues afatgjatë për Luis Suarezin, derisa Lionel Messi dëshiron të transferojë në Camp Nou bashkëkombësin e tij.
Interi nuk dëshiron të shesë Lautaron, derisa sulmuesi gjerman ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra gjermane në verë.
Për Wernerin është i interesuar edhe Liverpooli, gjersa lojtari ka thënë ditë më parë se do të përshtatej shumë mirë në strategjitë e Jurgen Kloppit.
Transferimi i Lautaros nga Nerazzurët do të kushton 111 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij, por që në këmbim ata duhet të ofrojnë Antoine Griezmannin që t’i bindin italianët të lejojnë largimin e tij.
Në anën tjetër, Werneri mund të kalonte në Camp Nou për një shumë rreth 75 milionë euro, mirëpo The Reds janë favoritë në garë për lojtarin. /Telegrafi/