Site icon Telegrafi

Barcelona në bisedime me Mohamed Salah, katalunasit kanë gati strategjinë e transferimit

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është në bisedime me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, teksa ka gati edhe strategjinë e transferimit të tij në Camp Nou.

Barcelona po detyrohet të bëhet shpikëse me biznesin e tyre të transferimeve në mënyrë që të përpiqet të rindërtojë ekipin e tyre në të njëjtën kohë me zbutjen e krizës financiare në klub.

Një nga strategjitë për ta bërë këtë është kërkimi i marrëveshjeve me lojtarë të lirë dhe ata me kontratën e tyre që janë afër skadimit.

Lexo po ashtu Martesa dhe ndeshje miqsh në Camp Nou – Barcelona lëshon me qira stadiumin shkaku i krizës financiare

Duket se Franck Kessie dhe Andreas Christensen do të bëhen pjesë e këtij plani këtë verë, por Barcelona tashmë po synon emra tjerë për verën e ardhshme.

Sipas The Mirror, Salah përfundon kontratën e tij në vitin 2023 dhe Barcelona ka premtuar se do të bëjë një ofertë për të nëse ai do të arrijë i lirë verën e ardhshme.

Salah do të jetë 30 vjeç kur t’i skadojë kontrata dhe Liverpool prej muajsh është në negociata me egjiptianin, por pa arritur ndonjë marrëveshje rinovimi.

Nëse ata do të ishin në gjendje të sillnin Salah, do të përfaqësonte një arritje e madhe për ‘Barcelonën e varfër’, pasi do ta rrëmbente një yll nga një prej skuadrave më të mira në botë.

Lexo po ashtu Mërzitet me 'lojën' e Liverpoolit për rinovimin e kontratës, Salah dëshiron të largohet dhe favorizon qëndrimin në Ligën Premier

Megjithatë, me një vit të mbetur nga marrëveshja e tij, historia ka ende një rrugë për të ecur përpara se dikush të mund të emocionohet për të.

Liverpooli do të jetë në një pozitë të vështirë në fazën para-sezonale pasi do të duhet të vendosë nëse do të përfitojë nga Salah këtë verë ose do të rrezikojë ta humbasë atë për asgjë verën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version