Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin e ardhshëm kalimtar.
Blaugranët e kanë bërë tash e sa kohë sulmuesin argjentinas të Interit si objektivin e tyre të parë.
Por, kur mendohej se marrëveshja mund të bëhet për klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh, tani thuhet se duhet 150 milionë euro për transferimin e tij.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Barcelona po shikon mundësinë e përfshirjes së lojtarëve në çdo marrëveshje për të nënshkruar sulmuesin e Interit.
Për ta bërë këtë, skuadra nga Camp Nou është e gatshme të ndajë rrugë me pesë lojtarë: Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.
Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe për një ofertë prej 70 milionë eurosh plus shërbimet e Semedos dhe Vidalit. /Telegrafi/