Site icon Telegrafi

Barcelona monitoron me vëmendje ‘Suarez 2.0’ si pasardhës të mundshëm të Lewandowskit

Barcelona është duke e ndjekur me vëmendje të shtuar sulmuesin e Feyenoordit, Santiago Gimenez, i cili shihet si pasues i Robert Lewandowskit në Camp Nou.  

Sulmuesi polak është në përfundim e sipër të karrierës dhe mund të mos e përmbushë kontratën e tij me Barcelonën që zgjat deri në qershor 2026.

Kështu, drejtuesit e klubit katalunas kanë filluar punën për të gjetur pasuesin e Lewandowskit.

Sipas raportimeve të ESPN, Barcelona aktualisht po monitoron sulmuesin 22-vjeçar të Feyenoord, Santiago Gimenez.

Lexo po ashtu Kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, Santiago Gimenez befason të gjithë: Nuk kam agjent, nuk kam folur me askënd

Reprezentuesi meksikan bëri një lëvizje modeste prej 6 milionë eurosh nga Cruz Azul te klubi nga Eredivisie në vitin 2022 dhe tashmë ka pasur një ndikim të rëndësishëm.

Gimenez ka shënuar 38 gola në 57 paraqitje për klubin, përfshirë 15 gola në vetëm 12 ndeshje këtë sezon, duke u bërë një emër interesant për klubet e mëdha evropiane.

Për talentin e tij si golashënues, Gimenezit i janë bërë krahasime me legjendën Luis Suarez – njëlloj si Vitor Roque i lidhur me Barçën. /Telegrafi/

Exit mobile version