Barcelona siç duket e ka një plan B, për tu përforcuar në rast se dështon transferimi i mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinhon.
Barcelona prite të rivalizojë me Liverpoolin dhe Arsenalin për anësorin e Monacos, Thoma Lemar.
22 vjeçari ka qenë shumë afër Arsenalit gjatë verës, por transferimi dështoi në momentet e fundit.
Arsenali nuk ka hequr dorë nga lojtari dhe do ta kërkojë transferimin e tij edhe në janar.
Nga ana tjetër edhe Liverpooli po kërkon një lojtar që luan si anësor dhe francezi i Monacos i përmbush pritshmëritë.
Edhe Barcelona pritet të futet në garë, pasi frikësohet nga PSG që po ashtu e do Philippe Coutinhon.
Thomas Lemar është plani B i katalunasëve.
Lojtari francez llogaritet të kushtojë 70 milionë euro, por çmimi mund të rritet pasi pas tij janë vërë shumë klube. /Telegrafi/