Antoine Griezmann do të jetë futbollist i ri i Barcelonës.
Kampionët aktual të Spanjës kanë arritur që të sigurojnë fondet për të paguar klauzolën e lojtarit francez.
Siç ka raportuar e përditshmja katalunase Mundo Deportivo, Barcelona do ta paguajë klauzolën e Griezmann të premten në mëngjes (nesër).
Gjiganti katalunas do të dërgojë ofertën prej 120 milionë euro në drejtim të Atleticos për ta paguar klauzolën e yllit francez.
Edhe pse do të paguhet klauzola e lojtarit nesër, zyrtarizimi nuk do të vije derisa La Liga të vërtetojë pagesën e këtij transferimi.
Griezmann do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën ku do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.
Kujtojmë që sulmuesi francez është duke i bojkotuar stërvitjet me klubin e tij Atletico Madrid pasi dëshiron me çdo kusht kalimin te Barcelona. /Telegrafi/