Telegrafi

Barcelona mbetet pa Arthur Melon – mesfushori refuzon të rikthehet në Camp Nou pas marrëveshjes me Juventusin

Arthur Melo dhe Miralem Pjanic janë duke kaluar testet mjekësore, por raportohet se braziliani nuk dëshiron më të luajë për Barcelonën pas marrëveshjes me Juventusin.

Të dy mesfushorët janë në qendrën J Medical në Torino , me mjekët e skuadrës katalunase që mbikëqyrin testet e boshnjakut.

Klubet janë në një nxitim për të përfunduar dokumentet deri në 30 qershor, kështu që mund të llogarisin për vitin financiar 2019-20 dhe të ndihmojë në balancimin e financave.

Arthur është vlerësuar në 70 milionë euro dhe Pjanic 60 milionë, kështu që Zonja e Vjetër gjithashtu do t’i paguajë 10 milionë si pjesë e marrëveshjes.

Sidoqoftë, këto transferime janë të vlefshme vetëm nga sezoni 2020-21, kështu që ata nuk mund të ndryshojnë akoma skuadra.

Sipas Calciomercato.it, kjo mund të jetë e parëndësishme për Arthur, i cili është aq i mërzitur në trajtimin e tij nga Barcelona sa që nuk dëshiron më të luajë për ta.

Arthur e bëri shumë të qartë se dëshironte të qëndronte në Camp Nou dhe ishte i bindur vetëm atëherë kur trajneri Quique Setien i bëri të ditur se nuk ishte i nevojshëm.

Kjo situatë detyroi mesfushori brazilian që të pranonte ofertën e Juventusit dhe tani po i kompleton testet mjekësore.

Ky mund të jetë një problem i madh për Barcelonën, pasi mund të humbë titullin e La Liga-s, në mungesë të Arthur Melos

Sidoqoftë, nuk është në interesin e Juvetusit për të bërë një marrëveshje të tillë, duke marrë parasysh se ata kanë nevojë për Pjanicin deri në fund të sezonit. /Telegrafi/