Mbrojtësi holandez i Ajaxit, Matthijs de Ligt thuhet se nuk i intereson më Barcelonës.
De Ligt ka shkëlqyer këtë sezon me Ajaxit dhe kombëtaren e Holandës, duke bërë një numër të madh klubesh të njohura evropiane të duan shërbimet e tij.
Njëra nga favoritet u njoftua se ishte Barcelona, shkaku edhe i raporteve të mira me Ajaxin, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona është tërhequr nga gara për të nënshkruar me de Ligtin.
Çdo marrëveshje potenciale do t’i kishte kushtuar Barcelonën mbi 200 milionë euro, të përbërë nga një çmimi prej 75 milionë eurosh për lojtarin, pagat, bonuset dhe tarifat e agjentëve.
Juventusi është gjithnjë e më i sigurt se ata mund të transferojnë 19-vjeçarin dhe po përgatiten të ofrojnë rreth 70 milionë euro për të. /Telegrafi/