Barcelona thuhet se nuk është më e interesuar në transferimin e Milan Skriniar nga interi.
Skuadra katalunase e ka kërkuar mbrojtësin sllovak në këtë verë që shkoi, por Nerazzurët nuk e lejuan largimin e tij.
Blaugaranasit tentuan ta transferonin 24-vjeçarin si zëvendësues të Samuel Umtiti që po pëson lëndimet të shpeshta.
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, kampioni i La Liga-së ka hequr dorë nga transferimi i Skriniar dhe dëshiron të fokusohet te ndonjë shënjestër tjetër.
Barcelona kishte mbajtur takime me skuadrën italiane edhe në kohët e fundit, mirëpo më pas u tërhoqën nga agar. /Telegrafi/