Barcelona e ka kontaktuar Liverpoolin për ta parë se a janë të gatshëm që të investojnë në Ousmane Dembelen.
Dembele nuk ka arritur ta gjejë vetën në skuadër prej ardhjes së tij në verën që e lamë pas.
Fakti që ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, do të vijë muajin e ardhshëm në Barcelonë, klubi po shikon që ta zbresë numrin e lojtarëve.
Sipas RAC1, Barca i ka kontaktuar disa klube evropiane për t’i pyetur se a janë të interesuar për lojtarin.
Liverpool është në krye të listës prej atyre që janë afruar.
Nuk mund të largohet nga gara edhe Arsenali, por pritet të shihet trajneri i ri i këtij klub.
Anglezët nuk janë të gatshëm që të investojnë as për së afër shumën që Barcelona ka paguar për francezin. /Telegrafi/