Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 4-2 duke e kthyer kështu lidershipin në La Liga.
Por, skuadra katalunase ka humbur liderin Lionel Messi, i cili pësoi një lëndim.
Barça menjëherë ia ka bërë lojtarit ekzaminimet mjekësore dhe ka dal me një komunikatë zyrtare rreth lëndimit:
“Testet e kryera në lojtarin e skuadrës së parë Leo Messi konfirmojnë se ai ka pësuar frakturë në ashtin e radiusit (ashtit të parakrahut) të krahut të djathtë. Ai do të jetë jashtë për rreth tri javë“.
Ndeshja e parë e Barcelonës brenda intervalit tre javor është ajo ndaj Interit në Camp Nou në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
E dyta ndaj Real Madridit në La Liga, vazhdon në Leonesa në Kupën e Mbretit. Pastaj i kthehet La Ligas ndaj Rayo Vallecanos dhe e fundit në LK ndaj Interit ne Giuseppe Meazza.
Ajo ndaj Real Betisit pritet të jetë ndeshja e kthimit, por gjithmonë nëse rikuperimi ndodh në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/
Lionel Messi taken off after painful arm injury against Sevilla: https://t.co/aC0CSDv5nV pic.twitter.com/YAf5E4axUY
— Deadspin (@Deadspin) October 20, 2018