Site icon Telegrafi

Barcelona kërkon të paguhet klauzola dhe dëshiron një lojtar nga PSG për Neymarin

Barcelona duket se ka vendosur që ta lë të lirë brazilianin Neymar.

Gjiganti francez, Paris Saint Germain është i gatshëm ta paguajë klauzolën e brazilianit prej 222 milionë eurove.

Por katalunasit janë duke këmbëngulur që të marrin edhe një lojtar nga kryeqyteti francez.

Në listën e Barcelonës janë katër futbollistë të PSG-së dhe njëri nga ta mund t’i bashkohet Barcelonës.

Dëshira më e madhe është mesfushori italian Marco Verratti.

Ndërkohë atë është edhe shoku i ngushtë i Lionel Messit, argjentinasi Angel Di Maria, gjermani Julian Draxler dhe francezi Adrien Rabiot.

Të katër futbollistët janë pjesë e formacionit të parë të PSG-së, ndërsa e përditshmja Mundo Deportivo beson që njëri nga ta do t’i bashkohet Barcelonës në marrëveshjen e Neymarit. /Telegrafi/

Exit mobile version