Telegrafi

Barcelona kërkon 80 milionë euro për Coutinhon

Philippe Coutinho është i huazuar te Bayern Munich, por që nuk do të mbetet gjatë në Bundesliga.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e brazilianit në fund të sezonit.

Kësisoj ylli brazilian do të rikthehet në Camp Nou në fund të sezonit, por nuk pritet të mbetet gjatë as te Barcelona.

Coutinho nuk bënë pjesë në planet e Barcelonës e cila e ka nxjerrë në shitje.

Evening Standard ka shkruar se katalunasit janë duke kërkuar 80 milionë euro për lirimin e brazilianit.

E ardhmja e Coutinhos pritet të jetë përsëri në Angli, ku Chelsea, Mancester United dhe Arsenal kanë shprehur interesim për të.

Ndërkohë Barcelona shpreson që nëse nuk gjendet ndonjë blerës për lojtarin ta shfrytëzojë atë në marrëveshje për Neymarin ose Lautaron. /Telegrafi/