Barcelona është duke menduar për edicionin e ri dhe katalunasit qysh tani kanë filluar të mendojnë për emrat që mund të transferohen në Camp Nou.
Njëri nga të preferuarit për repartin e mesfushës është edhe mesfushori portugez Ruben Neves.
24-vjeçari ka shkëlqyer viteve të fundit në elitën e futbollit anglez me Wolverhampton Wanderers dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.
Manchester United, Arsenal e Chelsea e duan lojtarin, por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti spanjoll Barcelona.
Daily Mail ka raportuar se katalunasit janë duke përcjellë situatën e portugezit dhe në rast të largimit të Frenkie de Jong ata mund të tentojnë transferimin e tij.
Neves ka kontratë me Wolves deri në verën e vitit 2023 dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin anglez, pasi dëshiron një klub më të madh.
Reprezentuesi portugez mund të largohet nga Wolves nëse paguhet shuma prej 30 milionë eurove.
Ish-anëtari i Portos këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje, duke shënuar tre gola e duke asistuar në një tjetër. /Telegrafi/