Site icon Telegrafi

Barcelona ia ofron përsëri Coutinhon dy skuadrave italiane

Philippe Coutinho vazhdon të mbetet një problem te Barcelona.

Mesfushori brazilian ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë edicion për Barcelonën, pasi ishte duke vuajtur nga një lëndim.

Megjithatë e ardhmja e tij duket larg kampionatit spanjoll, pasi ai nuk po arrin të përshtatet me stilin e lojës së Barcelonës.

Presidenti i klubit, Joan Laporta vazhdon të punojë për ta ulurin buxhetin e pagave dhe Coutinho është ndër lojtarët më të paguar në klub.

Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona ia ka ofruar Coutinhon dy skuadrave të mëdha  italiane.

Juventus dhe Milan e kanë në dorë Coutinhon, nëse duan huazimin e tij në janar.

Barça është gati ta paguaj një pjesë të pagës së tij, por natyrisht që pjesa më e madhe i mbetet ekipit që e merr në huazim lojtarin.

Gjithsesi dy klubet italiane ende nuk i kanë kthyer përgjigje Barçës dhe po monitorojnë situatën e brazilianit deri në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version