Barcelona ka pasur synim kryesor ta transferojë sulmuesin argjetninas Lautaro Martinez nga Inter.
Problemi është tek shuma që Interi po kërkon për yllin e tyre, i cili pati një klauzolë largimi prej 111 milionë euro.
Klauzola e largimit të Lautaros ka qenë valide vetëm gjatë muajit korrik, ndërsa tani Inter për ta lënë të lirë kërkon edhe më shumë.
Barcelona nuk është e gatshme të shpenzojë më shumë se 70 milionë euro për lojtarin dhe të përfshijë ndonjë futbollistë në ofertë, por kjo nuk është pranuar nga Inter.
Mediat spanjolle kanë raprotuar se katalunasit kanë hequr dorë përfundimisht nga transferimi i argjentinasit në Camp Nou.
Tani Barcelona ka kthyer sytë nga Liga Premier, ku synohet transferimi i kapitenit të Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang.
Edhe transferimi i afrikanit nuk do të jetë i lehtë, duke marrë parasysh se Arsenali po tenton ta bind atë me një kontratë të re. /Telegrafi/