Telegrafi

Barcelona heq dorë nga Seri, koncentrohet vetëm te Dembele dhe Coutinho

Barcelona është tërhequr nga marrëveshja për mesfushorin e Nice, Jean Michael Seri.

Blaugranat ishin gati të paguanin 40 milionë euro për lojtarin, aq sa është klauzola e tij e lirimit, por që kanë vendosur të koncentrohen vetëm në dy objektivat primar të klubit që mbesin Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho.

Seri ishte objektiv i Barcelonës

Krerët e klubit kanë biseduar me trajnerin dhe stafin e tij ku janë pajtuar që të ndjeken vetëm dyshja sulmuese.

Coutinho ende mes Barcelonës dhe Liverpoolit

Seri, ka edhe opsione tjera pasi që Arsenal dhe Tottenham, janë të interesuar ëpr lojtarin, i cili sezonin e shënuar shtatë gola në 34 ndeshje.

Dembele po ashtu i pëlqyer nga Barca

Barca deri më tani ka harxhuar 70 milionë euro për Nelson Semedo dhe Paulinho.

Ndërsa  ka në kontot një shumë prej 222 milionë eurove për shitjen e Neymar te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/