Barcelona thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin Franck Kessie, i cili do të largohet nga Milani si lojtar i lirë në qershor, duke mposhtur Tottenham Hotspur, PSG, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal.
Mediumi Radio Catalunya pretendoi se Blaugranët ishin ‘shumë të interesuar’ për nënshkrimin e mundshëm, por historia e transferimit u zhvillua shpejt.
Eksperti i transferimeve të Sportitalia, Gianluigi Longari, pretendon se ka një marrëveshje verbale mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të Kessiet.
Ai aktualisht është në Kupën e Kombeve të Afrikës me Bregun e Fildishtë, kështu që nuk ka mundur të nënshkruajë ende asnjë kontratë.
? Accordo verbale tra #Kessie ed il #Barcellona per giugno quando scadrà il contratto con il #Milan del centrocampista. Nessuna firma per il momento ma i #Blaugrana puntano ad arrivare alla definizione dei dettagli con l’entourage del giocatore. @tvdellosport
— Gianluigi Longari (@Glongari) January 25, 2022
Megjithatë, duket se marrëveshja ka përfunduar dhe Kessie do t’i bashkohet Barcelonës falas në muajin korrik.
Kontrata e tij me Milanin skadon më 30 qershor dhe prej muajsh tashmë është e qartë se ai nuk do të binte dakord për një marrëveshje të re, duke kërkuar mbi tetë milionë euro në sezon plus bonuse.
Negociatat u ndërprenë kohë më parë dhe çdo shpresë për t’u shitur te Tottenham Hotspur në janar u refuzua nga agjenti i lojtarit javën e kaluar. /Telegrafi/