Telegrafi

Barcelona është gati të pres deri në ditën e fundit për nënshkrimin e një mesfushori tjetër, katër yje në listën e dëshirave

Me vetëm tre javë deri në mbylljen e afatin kalimtar të transferimeve, Barcelona dëshiron të nënshkruajë edhe me një mesfushor tjetër në ditët e fundit.

Pavarësisht se tashmë ka nënshkruar me disa lojtarë si Arturo Vidal e Arthur, klubi katalunas nuk i ka mbyllur ende transferimet e tyre, pasi Ernesto Valverde ka kërkuar një tjetër mesfushor.

Në tavolinë, ka disa emra të lojtarëve me të cilët klubi tashmë është përpjekur të afrohet. Ato nuk janë operacione të thjeshta, por Barcelona nuk po nxiton.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona arrin marrëveshje me Bayern Munichun për Arturo Vidalin

Blaugranët tashmë ka të mbuluara nevojat themelore për sezonin e ardhshëm, por ata duan më shumë dhe kjo është ajo që po punon drejtori sportiv, Eric Abidal.

Katër objektivat e Barcelonës (Foto: Marca)

Ka katër lojtarë që i interesojnë klubit nga Camp Nou dhe në të gjitha rastet do të presin deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për t’i nënshkruar.

I pari në listë është Adrien Rabiot, i cili pëlqehet shumë nga Barcelona, por Paris Saint-Germain dëshiron t’ia vazhdojë kontratën dhe transferimi i tij është shumë i vështirë. Por, nëse PSG se shet këtë verë, francezi mbetet lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Adrien Rabiot (Getty Images)

Frenkie De Jong i Ajaxit gjithashtu është një mundësi për mesfushën e Barçës. Ajaxi gjithmonë ka qenë i gatshëm ta shesë atë, por më e lehtë do të ishte nëse ata nuk mund të kualifikohen në grupe të Ligës së Kampionëve.

Frenkie de Jong (Getty Images)

Një tjetër lojtar të cilin Blaguranët e shikojnë është Thiago Alcantara. Produkti i La Masia dëshiron të largohet nga Bayern Munichu dhe klubi bavarez është i gatshëm të negociojë, por çmimi i tij është i lartë: 70 milionë.

Thiago Alcantara (Getty Images)

I katërti në listë është Miralem Pjanic, lojtar i cili admirohet shumë nga stafi sportiv i Barcelonës. Juventusi ka kërkuar 80 milionë euro për mesfushorin, por është një shifër që Barcelona nuk është e gatshme të pranojë tani.

Miralem Pjanic (Getty Images)

/Telegrafi/