Edhe pse dështuan ta transferonin në verë, hija e Neymarit është ende në zhveshtoren e Barcelonës.
Në këtë verë u zhvillua një debat i ashpër nëse sulmuesi brazilian do të rikthehej në Camp Nou, mirëpo Paris Saint-Germian kërkonte së paku tre lojtarë dhe 100 milionë euro.
Lojtari 27-vjeçar e dëshironte rikthimin te Blaugranasit, derisa këta të fundit po punonin që t’i ofronin skuadrës franceze dy lojtarë dhe 100 milionë euro.
Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele thuhej se ishin në pakon e Barcelonës për të kaluar te PSG-ja në mënyrë që ta rikthenin Neymarit.
Por, sulmuesi francez kishte mbështetjen e bashkëlojtarëve në skuadër, derisa Lionel Messi e dëshironte largimin e tij.
Mesfushori kroat po ashtu ishte i acaruar me mënyrën se si tentonin ta largonin, duke u bërë bashkë me Dembelen dhe se dhoma e zhveshtores ishte afër të ndahej në dy kampe.
Kampi i Messit dhe Suarezit, me atë të Dembelesdhe Rakiticit, ishin afër që t’i japin fund suksesit të Barcelonës ende pa filluar sezoni. /Telegrafi/