Site icon Telegrafi

Barcelona e United e duan brazilianin, Everton ia cakton çmimin e largimit Richarlisonit

Richarlison. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Richarlison ka bërë një sezon fantastik me Evertonin në Ligën Premier.

I transferuar nga Watford për 40 milionë euro edicionin e kaluar, Richarlison ka bërë paraqitje të mëdha.

Në 38 ndeshje këtë edicion, sulmuesi brazilian ka shënuar 14 gola dhe ka bërë tre asistime.

Falë këtyre statistikave vlera e tij është rritur dukshëm dhe interesimi nga skuadrat e mëdha nuk mungon.

Richarlison (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Barcelona, Manchester United dhe Inter janë ekipet që e duan brazilianin, ndërsa Everton tanimë i ka caktuar çmimin e largimit.

Për ta lënë të lirë të largohet yllin e skuadrës, Everton po kërkon 110 milionë euro.

E falë ndeshjeve të mira këtë edicion, Richarlison është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Brazilit.

Kujtojmë që braziliani ka një kontratë me Evertonin deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version