Telegrafi

Barcelona e sheh si pasardhës të Messit dhe do të bëjë çmenduri për të

Barcelona nuk heq dorë nga Paulo Dybala dhe do të tentojë një ofertë të re.

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja El Mundo Deportivo, në verën e vitit 2017, klubi katalanas do të bëjë një tentativë për t’i rrëmbyer Juventusit talentin argjentinas.

Këtë vit kampionët e Spanjës shpenzuan 120 milionë euro për përforcimin e skuadrës duke siguruar shërbimin Jasper Cillseen, Lucas Digne, Andre Gomes, Denis Suarez, Samuel Umtiti e Paco Alcacer.

Lexo po ashtu Trajneri i njohur Menotti: Messi e Ronaldo nuk janë më të mirët (Video)

Tani ajo që kërkojnë të bëjnë drejtuesit e Barcelonës është t’i dhurojnë një nga yjet e rinj të futbollit botëror siç është Dybala që do të bëhet objektivi madhor i tyre.

Katalanasit do të kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum faktin që rivalët e tyre, Real dhe Atletico Madrid janë të ndëshkuar me bllokim nga FIFA për të mos blerë lojtarë.

Pritet që Barcelona të ofrojë një çmim të madh për argjentinasin.