Telegrafi

Barcelona e do Ndombelen, Tottenhami i kërkon shkëmbim me Arthurin

Tottenham Hotspur është i përgatitur të bëjë një lëvizje shkëmbimi me Barcelonën duke lejuar largimin e Tanguy Ndombele për shërbimet e Arthur.

Ndombele para disa javësh përfundoi befasisht në listën e dëshirave të klubit katalunas, Barcelona, e cila bëri një qasje te londinezët për transferimin e tij.

Transferimi i francezit në Camp Nou mund të bëhet, pasi Spurs kanë shprehur interes për Arthur këtë javë, pasi menaxheri Jose Mourinho po përgatitet për forcimin e ekipit.

Lexo po ashtu Ndombele vazhdon të mbetet objektiv i Barcelonës

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk ka dëshirë të humbasë Arthurin, por ata mund të ndryshojnë qasje nëse Spurs përfshijnë Ndombelen në ofertën e tyre.

Ndombele është një objektiv për Barcën këtë verë – megjithëse Mourinho nuk ka dëshirë të humbasë mesfushorin.

Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë nëse klubi katalunas do të pranojë një shkëmbim që përfshin dy mesfushorët. /Telegrafi/