Telegrafi

Barcelona e do Mbappen si zëvendësues të Messit

Kylian Mbappe (Foto: Michael Regan/Getty Images)

Barcelona është duke menduar për zëvendësuesin e Leo Messit.

Ylli argjentinas në verë i mbush 32 vite, gjersa ka kontratë me katalonasit deri në vitin 2021.

Barcelona është duke menduar që ta gjej një zëvendësues për Messin, gjersa ka një në shënjestër, raporton Diario Gol.

Lionel Messi

Katalonasit janë duke tentuar që ta transferojnë Kylian Mbappen si zëvendësues të lojtarit të tyre më të mirë në histori.

Sipas mediumit spanjoll, Barcelona do të tentojë ta transferojë francezin që nga viti 2021, por që mund të has në disa probleme.

Fillimisht PSG po refuzon shitjen e tij, ndërsa në garë për të është edhe Real Madrid, që nuk po heqin dorë as tani. /Telegrafi/