Telegrafi

Barcelona e kritikonte Real Madridit më 2009 për blerjet e shtrenjta të lojtarëve, ndërsa sot tifozët ironizojnë me shpenzimet e tyre të mëdha

Barcelona e kritikonte një kohë Real Madridin në lidhje me blerjen e talenteve dhe jo prodhimin e tyre, ndërsa tani tifozët kanë gjetur postimet e katalunasve në Twitter dhe ia kanë kthyer kritikat atyre.

Kampionët e La Ligas lëshuan një ‘cicërimë’ në vitin 2009 duke goditur rivalët e Los Blancos pasi mburreshin se ata ‘prodhonin talent’ në vend që të shpenzonin shifra të mëdha për blerjen e tyre.

“Barca prodhon talente, Reali i blen ata”, shkruante në postimin e Barcelonës në atë kohë në Twitter.

https://twitter.com/FCBarcelona_cat/status/2205431286

Por, Barcelona ka mbetur me fytyrë të kuqe pasi kanë shpenzuar mbi një miliard euro në blerje në pesë vitet e fundit, që është më shumë se çdo klub tjetër.

Tifozët kanë qenë të shpejtë duke gjetur postimin e vjetër të katalunsve dhe duke ia kthyer kritikat dy herë më shumë.

https://twitter.com/Moriarxty/status/1149729046571319302

Barcelona shpenzoi 135 milionë euro për blerjen e Philippe Coutinhos nga Liverpooli në 2018 dhe 120 milionë euro për Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund në 2017.

Lexo po ashtu Barcelona arrin një miliard euro shpenzime për transferime në pesë vitet e fundit - City i dyti, Juventusi i pesti, Reali i teti

Klubi nga Camp Nou tani ka nënshkruar me lojtarin e tyre të dytë më të shtrenjtë, Antoine Griezmann, pasi kanë aktivizuar klauzolën e tij prej 120 milionë eurosh.

Në të kaluarën, akademia e famshme e Barcelonës, La Masia, prodhoi yje si Lionel Messit, Xavi, Carles Puyol dhe Andres Iniesta.

Lexo po ashtu La Masia në krizë: Dështime të njëpasnjëshme pas Sergi Robertos, 23 lojtarë kanë debutuar te Barcelona, por nuk kanë treguar vetën

Por, në qershor u raportua se La Masia ka qenë në rënie dhe është etiketuar si ‘e sëmurë’, pasi po dështon të prodhoj përsëri talent.

Pyetja që tani vjen natyrshëm është se: A duhet të investojë Barcelona në La Masia apo të vazhdoj trendin e shpenzimeve të viteve të fundi? /Telegrafi/