Barcelona është e gatshme që t’i marrë disa vendime të mëdha në afatin kalimtar të verës. Njëri nga lojtarët që mund të preket nga këto vendime është edhe Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez ishte transferuar te skuadra katalunase si zëvendësues i Neymarit, mirëpo nuk ka arritur ta gjejë vetën në Camp Nou, duke vuajtur edhe nga lëndimet e shpeshta.
22-vjeçari u transferuar te Barcelona nga Dortmundi për 150 milionë euro, por që se ka dëshmuar asnjëherë atë shumë që është paguar.
Sport raporton se Barcelona është e hapur që ta shesë sulmuesi francez në këtë afat kalimtar veror, ndërsa kërkon 105 milionë euro.
Shitja e Osumane Dembeles do të jetë një gjë e dhimbshme, pasi të gjithë kanë pritur nga ai se do të jetë një zëvendësues ideal i brazilianit, por që lëndimet duket se kanë ndikuar që forma e tij të bije.
Edhe pse Valervde e konsideron si lojtar të rëndësishëm, është bërë e ditur se bordi i Barcelonës e dëshiron shitjen e tij në verë, pasi janë duke planifikuar ta transferojnë Antoine Griezmannin. /Telegrafi/