Telegrafi

Barcelona e Guardiolas kundër Man Cityt të Guardiolas – Yaya Toure zbulon se kush do të triumfonte

Yaya Toure ishte një lojtar që la gjurmë kudo që shkoi. Si në Barcelonë ashtu edhe më shumë në Mançester, ‘gjiganti’ nga Bregu Fildishtë u bë një nga lojtarët me ndikim në mesfushë. Ai ishte pjesë e një periudhe historike të Barçës, si dhe fillimi i epokës së Pep Guardiolas në Angli.

Lojtari u largua nga Barcelona në vitin 2010 për t’u bërë pjesë e projektit të Manchester Cityt, gjashtë vjet para ardhjes së Guardiolës në klub dhe kur Sheikh Mansour sapo kishte mbërritur në Etihad Stadium. Dymbëdhjetë vjet pas ardhjes së tij, City ka fituar një tripletë historike.

“Kjo është ajo që unë parashikova. Kur bëra debutimin tim, thashë se erdha në këtë klub sepse një ditë do të ishte më mirë se United”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu Nga Eto'o dhe Ibrahimovic te Cancelo: Lista e zezë e Guardiolës

Dhe kështu ka rezultuar të jetë.

Tani ai mund të reflektojë për dy skuadra mahnitëse ku ai ishte pjesë: a mund ta mposhtte Barça e Guardiolës këtë Manchester City? Toure nuk ka shumë dyshime.

“Do të ishte e vështirë, por ai ekip, me një përzierje superyjesh dhe kaq shumë lojtarësh të mëdhenj, mendoj se do të fitonte 100 për qind”, shtoi ai.

“Imagjinoni Iniestën kur ishte 26 apo 27 vjeç, Xavi në 28, ata lojtarë në atë kohë ishin të jashtëzakonshëm”, vazhdoi legjenda afrikane.

Ai filloi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United në 2009.

“Ishte një ëndërr. Edhe kur stërviteshim, ishin shumë intensive nivelet që kishim çdo ditë”, ka rrëfyer Toure. /Telegrafi/