Site icon Telegrafi

Barcelona e do Griezmannin, Simeones kjo gjë i jep kënaqësi

Antoine Griezmann mbetet një nga lojtarët më të preferuar për shumë klube, ndërsa trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka thënë se kjo i sjell kënaqësi.

Griezmann fillimisht ishte i lidhur me një transferime Manchester United, por FIFA e dënoi klubin me një afat kalimtar për të mos e transferuar asnjë lojtarë.

Lojtari ka nënshkruar kontratë të re për pesë vite dhe ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro.

Largimi i Neymar ka bërë që të shtohen zërat për një interesim të Barcelonës.

Lexo po ashtu Neymar po largohet për 222 milionë euro, Barcelona me paratë e tij kërkon dy super transferime - Shtatë emra për dy pozita (Foto)

“Nuk jam duke u frikësuar për këtë transferim”.

“Kjo më jep kënaqësi që klubi më i mirë në botë është i interesuar për lojtarët tanë dhe kjo flet që jemi duke bërë një punë të mirë dhe më jep kënaqësi”.

“Klubi është duke bërë përpjekje të mëdha që t’i mbajë lojtarët më të mirë që kërkohen nga klubet më të mëdha. Ata duan të qëndrojnë të Atletico dhe të na ndihmojmë që të rritemi si klub”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/

Exit mobile version