Telegrafi

Barcelona e gjen shpëtimin për krahun e djathtë te Bayern Munich, pëlqehet Joshua Kimmich

Joshua Kimmich . (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Dështimet në sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve e kanë lodhur Barcelonën, që kërkon përforcim pothuajse në çdo pozitë e sidomos në krahun  djathtë.

Portugezi Nelson Semedo është drejt largimit pasi nuk ka arritur ta tregojë vetën, ndërsa Barcelona e ka gjetur pasardhësin e tij.

Sipas gazetës Sport, kampionët e Spanjës e pëlqejnë shumë Joshua Kimmich të Bayern Munich.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët dhe vështirë të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre.

Joshua Kimmich te Gjermania . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Megjithatë, Barcelona po e monitoron situatën dhe po përgatit një ofertë tunduese për klubin bavarez dhe vetë lojtarin.

Ende nuk dihet shifra e saktë, por flitet për diku afër 50 milionë euro. /Telegrafi/