Dështimet në sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve e kanë lodhur Barcelonën, që kërkon përforcim pothuajse në çdo pozitë e sidomos në krahun djathtë.
Portugezi Nelson Semedo është drejt largimit pasi nuk ka arritur ta tregojë vetën, ndërsa Barcelona e ka gjetur pasardhësin e tij.
Sipas gazetës Sport, kampionët e Spanjës e pëlqejnë shumë Joshua Kimmich të Bayern Munich.
24-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët dhe vështirë të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre.
Megjithatë, Barcelona po e monitoron situatën dhe po përgatit një ofertë tunduese për klubin bavarez dhe vetë lojtarin.
Ende nuk dihet shifra e saktë, por flitet për diku afër 50 milionë euro. /Telegrafi/