Site icon Telegrafi

Barcelona e bën prioritet transferimin e Christensen

Andreas Christensen është duke planifikuar të ardhmen e tij, me kontratën e tij aktuale te Chelsea që skadon në verë. Qendërmbrojtësi danez e di se Barcelona është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e tij, megjithatë ka shumë klube në garë.

Burime pranë lojtarit sqarojnë se klubi katalunas është diku në mes të grupit. Ata nuk janë vendi i tij i preferuar i transferimit, as nuk janë në fund të listës së tij.

25-vjeçari dëshiron të qartësojë të ardhmen e tij në muajin e ardhshëm, që do të thotë se është koha që Barcelona të përshpejtojë përpjekjet e saj për ta bindur atë të transferohet në Camp Nou.

Lexo po ashtu Jo dy, Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

Arsyet e Barcelonës për të transferuar Christensenin

Klubi katalanas ka një problem të madh në mbrojtje. Aktualisht, ata kanë Gerard Pique, Ronald Araujo, Eric Garcia, Oscar Mingueza, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti për pozicionin e qendërmbrojtësit, por realiteti është se vetëm tre të parët u janë besuar rolet, por edhe atëherë ata kanë pranuar shumë gola.

Barcelona do të punojë për të forcuar mbrojtjen qendrore gjatë verës dhe Christensen do t’i përshtatej listës së pagave të tyre. Ai u transferua nga Brondby në akademinë e Chelseat dhe gjithashtu ka kaluar dy vjet në huazim te Borussia Monchengladbach, përpara se të bëhej titullar i rregullt në Chelsea dhe t’i ndihmonte ata të fitonin Ligën e Kampionëve 2020/21.

Christensen, pra, është një futbollist me përvojë në futbollin evropian, edhe nëse është ende vetëm 25 vjeç. Si lojtar i lirë, ai është një perspektivë shumë tërheqëse dhe disa klube janë të prirura ta transferojnë atë këtë verë.

Lexo po ashtu Fabregas mbështet Barcelonën për transferimin e Christensenit

A mund të qëndrojë Christensen te Chelsea?

Një nga klubet në garë për të nënshkruar me Christensen është skuadra e tij aktuale Chelsea. Mundësia e rinovimit të kontratës është ende e hapur, që do të thotë se të gjithë kërkuesit e tjerë do të duhet të veprojnë shpejt.

Barcelona është e etur dhe do të punojë në javët e ardhshme për të provuar të bindë ndërkombëtarin danez se Camp Nou është mjedisi i duhur për kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version