Telegrafi

Barcelona me ‘duar të lidhura’, Chelsea e PSG projektoktojnë transferimin e Lewas

Paris Saint-Germain dhe Chelsea janë duke pritur në krahë gati për t’iu bashkuar garës për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski, raporton Sport Bild.

Gjiganti nga Ligue 1 dhe ai nga Liga Premier do të bëjnë lëvizje për sulmuesin polak, nëse Barcelona nuk është në gjendje të mbledhë fondet e nevojshme për të bërë një marrëveshje.

Lewandowski i ka bërë me dije Bayern Munichut se nuk dëshiron të luajë më në Allianz Arena dhe po e kërkon largimin qysh në këtë verë.

Mirëpo, Bavarezët po insistojnë se polaku do të jetë edhe për një edicion meta, atëherë edhe kur i skadon kontrata.

Mirëpo,Barcelona po e bënë të pamundurën që të transferojë lojtarin edhe pse gjenden në një krizë financiare.

Andaj, nga kjo situatë e Barcelonës, PSG dhe Chelsea po tentojnë të bindin Lewandowskin që të kalojë në radhët e tyre. /Telegrafi/