Kai Havertz e ka vendosur veten si lojtari kryesor te Bayer Leverkusen, pavarësisht se është vetëm 20 vjeç, dhe kjo ka tërhequr interesin nga disa nga klubet më të mëdha të Evropës.
Reprezentuesi gjerman është duke luajtur rregullisht për Leverkusenin në Bundesliga dhe në Ligën e Kampionëve, dhe kjo ka ndihmuar zhvillimin e tij në mënyrë të konsiderueshme.
Sipas mediumit gjerman Sport Bild, Real Madridi dhe Barcelona tani janë të interesuar për Havertzin, i cili gjithashtu ka tërhequr vëmendjen nga Bayern Munich.
Bayern, ashtu siç bënë kur ishin skuadra më e mirë në Evropë, po kërkojnë të ndërtojnë një ekip me talentet më të mirë gjerman, megjithëse prania e Realit dhe Barcelonës tani mund të komplikojë çështjet në ndjekjen e tyre për lojtarin.
Havertz luajti për Gjermaninë këtë javë në një miqësore që përfundoi në barazim 2-2 kundër Argjentinës, duke shënuar një gol dhe duke luajtur një lojë të shkëlqyeshme.
Sipas raportimeve në Gjermani, Barcelona ka ndjekur Havertzin në disa ndeshje dhe ka bërë përshtypje nga ato që kanë parë.
Ndërkohë, te Reali besojnë se mesfushori kreativ i përshtatet profilit pasi ai është një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë.
E gjithë kjo po shqetëson Bayernin, i cili beson se talenti i madh gjerman ngadalë po largohet prej tyre. /Telegrafi/