Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Real Madridi në garë për Van de Beek   

Barcelona dhe Real Madridi po synojnë transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek.

22-vjeçari holandez ka shënuar 17 gola këtë sezon, duke përfshirë golin e vetëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.

Megjithatë, ky gol nuk i ndihmoi Ajaxit të kalojë në finale, pasi edhe pse me epërsi 2-0 në ndeshjen e dytë, atë humbën 3-2 dhe u eliminuan shkaku i golit mysafirë.

Lexo po ashtu Fillojnë bisedimet mes klubeve, Van de Beek mund t’i bashkohet Dortmundit

Paraqitjet e mira të lojtarëve të Ajaxit kanë bërë që shumë nga ta të synohen nga klubet e mëdha evropiane për tu transferuar në verë.

Van de Beek ka shkëlqyer me fanellën e Ajaxit (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Frenkie de Jong, tashmë ka rënë dakord të kalojë për 86 milionë euro te Barcelonë këtë verë, ndërsa mbrojtësi dhe kapiteni i klubit, Matthijs de Ligt, gjithashtu është i lidhur me një lëvizje në Camp Nou.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, edhe Van de Beek po lidhet me një transferim te Barcelona, por do të jetë një garë e madhe me rivalët e urryer të Real Madridit, të cilët e duan gjithashtu mesfushorin.

Lexo po ashtu Reali i bashkohet garës për Van de Beek, gati të bëjë një ofertë më të lartë se PSG për mesfushorin holandez

Mesfushori qendror ka kaluar gjithë karrierën te gjigantët me bazë në Amsterdam dhe ka fituar edhe paraqitje me kombëtaren e Holandës.

Raporti i gazetës Mundo Deportivo e ka krahasuar situatën e Ajaxit me verën e vitit 1988, kur Barcelona nënshkroi me tre lojtarë nga Real Sociedad. /Telegrafi/

Exit mobile version