Barcelona dhe Real Madridi e duan transferimin e Lautaro Martinezit nga Interi në verën e këtij viti.
Dy gjigantët e La Liga-s kanë filluar projektimin e sulmuesit argjentinas po shkëlqen në këtë sezon te Nerazzurët.
Edhe pse skuadra italiane e sheh si pjesë kryesore të planëve të tyre, klauzola e tij e ulët mund të bëjë që ai të largohet në verë nga Giusseppe Meazza.
22-vjeçari në klauzolën e tij me Interin ka një vlerë prej 111 milionë euro, shumë kjo jo e lartë për Blaugranasit dhe Los Blancos.
Katalunasit e shohin Lautaron si zëvendësues afatgjatë të Luis Suarezit që aktualisht është i lënduar, por edhe që karriera e tij po shkon drejt përfundimit.
Në garë për argjentinasin janë edhe skuadra si, Chelsea, Manchester City dhe Manchester Unitedi, mirëpo lojtari thuhet se e do transferimin në Camp Nou.
Lautaro deri më tani në këtë sezon për Interin ka shënuar 11 gola në 20 paraqitje. /Telegrafi/