Telegrafi

Barcelona dhe Real Madrid po vëzhgojnë Cody Gakpon

Cody Gakpo është futbollisti i momentit në kampionatin holandez Eredivisie, por ndoshta edhe në gjithë Evropën.

Sulmuesi holandez është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje.

23-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë duke pasur statistika të jashtëzakonshme.

Falë kësaj forme fantastike, Gakpo është në listën e dëshirave të top klubeve evropiane.

E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se për holandezin interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona.

Në fakt drejtuesit e dy klubeve janë duke vëzhguar ecurinë e Gakpos dhe mund të dalin me oferta në afatin kalimtar të janarit.

PSV është gati ta shes yllin e tyre pasi nuk janë mirë financiarisht dhe synojnë që nga shitja e tij të fitojnë mbi 40 milionë euro.

Gjithsesi për reprezentuesin holandez gara është e madhe, pasi interesim kanë shprehur edhe skuadra si Manchester United, Juventus, Chelsea apo Milan. /Telegrafi/