Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Real Madrid po e monitorojnë Mohammed Kudus

Mohamed Kudus është një nga emrat që ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’ me Kombëtaren e Ganës.

Por para botërorit, Kudus ka pasur paraqitje fantastike edhe me klubin e tij, gjigantin holandez Ajax Amsterdam.

Mesfushori i talentuar ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, pasi në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Marca ka raportuar se dy gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona janë duke e monitoruar situatën e mesfushorit ganez.

Kontrata e Kudus me Ajaxin skadon në verën e vitit 2025, derisa kampioni në fuqi i Holandës është gati ta shes atë vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro.

22-vjeçari ka dy vite që është pjesë e Ajax, kur iu bashkua nga skuadra daneze Nordsjaelland për shifrën e nëntë milionë eurove.

Përveç dy top klubeve spanjolle, në garë për Kudus janë edhe Borussia Dortmund, Chelsea, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Juventus. /Telegrafi/

Exit mobile version