Telegrafi

Barcelona dhe Man City e duan Bastonin

Alessandro Bastoni (Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)

Manchester City dhe Barcelona po mendojnë transferimin e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, gjatë afatit kalimtar të verës.

Bastoni ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon dhe Interi është i vetëdijshëm për interesimin e klubeve të mëdha për të.

Klubi nga Giuseppe Meazza janë përgjigjur duke hartuar një ofertë të re kontrate për 20-vjeçarin italian.

Lexo po ashtu Barcelona vihet pas dy yjeve të Interit, Martinez dhe Bastoni shihen si lojtarë të së ardhmes

Nerazzurrët synojnë të përmirësojnë pagën e tij në prej 300 mijë eurosh në vit dhe të zgjasin marrëveshjen e tij deri në vitin 2023.

Ndërkohë, Barca dhe City janë në kontakt me agjentët e Bastonit për një largim nga Italia këtë verë.

Ndryshe, Bastoni është reprezentuesi i U21 dhe ka luajtur 16 herë për skuadrën e parë të Interit deri tani këtë sezon. /Telegrafi/