Telegrafi

Barcelona dhe Juventusi mendojnë shkëmbimin kokë më kokë mes Coutinhos dhe Dybalas

Paulo Dybalan dhe Filipe Coutinho, nuk po kalojnë formë të mirë në klubet e tyre dh shumë lajme ka pasur që ata do të largohen.

Aktualisht të dy lojtarët nuk konsiderohen më të paprekshëm.

Janë dy lojtarë mjaft cilësorë dhe tepër të kushtueshëm, por nuk kanë arritur të tregojnë të gjithë potencialin e tyre këtë sezon me klubet e tyre Juventus dhe Barcelona.

Juventusi është në situatë që do të pranonte ta jepte Dybalan që ta marrte Coutinhon në shkëmbim.

Ky duket një opsion, që i përshtatet  edhe Barcelonës.

Dybala mund të përforcojë Barcelonën në pjesën ofensive, gjë që vazhdojnë ta kërkojnë Antoine Griezmannin.

Coutinho, nga ana tjetër, nuk iu përshtatet Ernesto Valverdes, por problemi është se transferimi i tij ka kushtuar shumë.

Një shkëmbim kokë më kokë me Dybala, Barcelona do të ishte e lumtur, pasi shuma e paguar te Liverpooli, do të harrohej. /Telegrafi/