Pierre-Emerick Aubameyang duket se po e shijon sezonin e fundit te Arsenali edh pse ka kontratë deri në verën e vitit 2021.
Sulmuesi gabonez e dëshiron largimin nga The Gunners me të përfunduar ky sezon, derisa disa skuadra janë të interesuara për të.
Tuttosport raporton se Barcelona dhe Interi janë në mesin e klubeve që kanë shfaqur interesim për ish-anëtarin e Borussia Dortmundit.
Dy skuadrat evropiane thuhet se kanë gati ofertat për Aubameyang, derisa Topçinjtë duan rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.
Interi është favorit për ta transferuar gabonezin, shkaku që Barcelona e mbanë një shikim më afër te Lautaro Martinez. /Telegrafi/