Telegrafi

Barcelona dhe Atletico Madrid dërgojnë skautët për të parë Mason Greenwood

Sulmuesi nën pronësi të Manchester Unitedit, i huazuar te Getafe, Mason Greenwood ka përfunduar në radarin e Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Sipas mediumit talkSport, Barcelona dhe Atletico Madrid po ndjekin Mason Greenwood, i cili është i huazuar nga United te Getafe deri në fund të sezonit.

Të dy gjigantët e La Liga kanë dërguar skautë për të vëzhguar nga afër performancat e 22-vjeçarit në Spanjë gjatë rrjedhës të edicionit 2023/24.

Lexo po ashtu Getafe konfirmon bisedimet me Man Utd për blerjen përfundimtare të Mason Greenwood

Getafe gjithashtu është e interesuar për nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit, duke mbajtur një klauzolë që i jep të drejtën për 20% të çdo tarife transferimi nëse ai transferohet në një klub tjetër.

Greenwood ka impresionuar në Spanjë, duke kontribuar me katër gola dhe tre asistime në 13 ndeshje, duke ndihmuar Getafen të sigurojë momentalisht vendin e nëntë në La Liga.

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq nuk janë të interesuar ta rikthejnë lojtarin pas skandalit dhe një largim i tij në verën e ardhshme duket i pashmangshëm. /Telegrafi/