Telegrafi

Barcelona i dëshiron të dy, Griezmann dhe Neymar pëlqehen si partner të Messit

Foto: Mundo Deportivo

Klubi i madh spanjoll, Barcelona synon të bëjë një afat të madh transferimesh në verë duke transferuar dy sulmues të mëdhenj.

Barcelona u eliminua në mënyrë të çuditshme nga Liga e Kampionëve, pasi edhe pse pati epërsi 3-0 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e dytë u mposhtën 4-0.

Kjo humbje turpëruese ka bërë që drejtuesit e klubit katalunas të mendojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.

Lexo po ashtu Valverde e pranon: Kemi bërë kontakte për Griezmannin

Talenti i Ajaxit, Frenkie De Jong tashmë është nënshkruar nga Barcelona, ndërsa mbrojtësi Matthijs de Jong mendohet se është rrugës për t’u transferuar.

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Barcelona tani dëshiron edhe përforcimin e sulmit me dy emra të mëdhenj.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe ai i Paris Saint-Germain, Neymar, janë dy objektivat e klubit nga Camp Nou.

Neymar (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Edhe francezi dhe braziliani thuhet se ndajnë dëshirën e njëjtë për të luajtur te Barça sezonin e ardhshëm dhe këtë thuhet se ja kanë bërë të qartë edhe klubit.

Lexo po ashtu A do të ndodh shkëmbimi i vitit: Neymar te Barcelona, pjesë e marrëveshjes Ousmane Dembele

Sulmuesi i Atleticos është një objektiv i qartë në Camp Nou pasi katalunasit duan që ai të marrë vendin e Philippe Coutinhos, i cili pritet të largohet dhe mund të sjell të ardhura.

Në anën tjetër, Neymar mendohet se është penduar nga largimi i tij nga Barcelona dhe tani dëshiron rikthimin, ndërsa transferimi i tij do të bëhej i mundshëm me ndonjë shkëmbim me Ousmane Dembele. /Telegrafi/